BREAKING

0

Bend test në Nokia 3310? Një YouTuber i guximshëm përpiqet ta përthyejë…

Pas lajmit se iPhone 6 Plus mund të përthyhet me lehtësi të madhe, bend tests u bënë shumë të modës dhe kanë qenë të shumtë ata që janë përpjekur të përthyejnë telefona të ndryshëm për të parë rezultatet të cilat i regjistrojnë dhe i publikojnë.  Por ka dhe nga ata që thjeshtë mjaftohen duke i parë ose nuk u bëjnë aspak përshtypje. Por sidoqoftë, testet e përthyerjes mund të falin edhe shumë çaste humoristike siç është për shembull përpjekja e një YouTuber-i të guximshëm të bëjë atë që nuk e karritur askush...të përthyejë një Nokia 3310!  

nokia-3310-bendgate

Edhe pse kanë kaluar 14 vjet qlë nga lançimi për herë të parë i Nokia 3310, akoma edhe në ditët tona pajisja legjendare e Nokia konsiderohet ndër më rezistentet që kemi parë ndonjëherë. Duke qenë se është ndër celularët më të fortë që kemi parë, shpesh herë e shohim Nokia 3310 në video me përmbajtje humoristike ku vendoset përballë pajisjeve moderne. Pra, ishte çështje kohe që ta shihnim Nokia 3310 në një bending test. Në videon që vijon do ndiqni një YouTuber fatkeq që përpiqet të përthyejë një Nokia 3310...

nokia-3310-bendgate_2

Jemi të mendimit se as Chuck Norris nuk është në gjendje që të përthyejë një Nokia 3310...

 

0 Comment