BREAKING

0

Celebration: Kompania Samsung feston 100 mln shitjet e serisë Galaxy S


Një tjetër "moment historik" që ka të bëj me shitjet e telefonave inteligjentë të kompanisë koreane. Seria Galaxy S ka arritur të tejkalojë "pengesën" e 100 milionë shitjeve nga dita e parë e qarkullimit të pajisjeve. Duhet theksuar se pajisja e parë Galaxy S është shfaqur për herë të parë në treg në Maj të vitit 2010.

Samsung-Galaxy-S-100-millions-sales

Kjo shifër është tejet impresionuese pasi seria ka vetëm 2 vjet e 7 muaj që disponohet në treg. Sigurisht kjo shifër i përket shitjeve me pakicë dhe jo konsumatorëve përfundimtarë

Por, duhet thënë se ritmet e Samsung Galaxy S III kanë qenë më të shpejta pasi pajisja ka shitur 30 milionë copë në vetëm pesë muaj dhe 40 mln në shtatë muaj. Aktualisht, mesatarja e shitjeve ditore arrin në 190.000 njësi.

Sigurisht pajisja që është përgjegjëse për këtë ecuri mbresëlënëse të serisë së Samsung Electronics është pajisja Galaxy S II, e cila ka shitur më shumë se 40 mln copë në vetëm 20 muaj.

Kompania Samsung shpreson se në vitin 2013 do arrijë të dërgoi 510 mln telefona celularë, 20% më shumë se në vitin 2012, -ky është një qëllim optimist sepse raporti i Gartner vlerëson se kompania koreane do arrij shifrën e 300 mln shitjeve.

 

0 Comment