BREAKING

0

Huawei "lë pas" Samsung-un dhe bëhet Android brand më fitimprurës!

Kompania Huawei po gëzon një “formë” fantastike, dhe siç duket për momentin është Brand-i Android më fitimprurës duke lënë pas kompaninë Samsung. Sigurisht, kësaj të fundit i kushtoi shumë disfata e pajisjes  Galaxy Note 7...

Huawei "lë pas" Samsung-un dhe bëhet Android brand më fitimprurës!

Ky raport ofrohet nga kompania e studimeve Strategy Analytics ku theksohet se Huawei ishte kompania e dytë fitimprurëse për smartphones prë 3 mujorin që u mbyll me 30 shtator, duke u renditur pas Apple. Në vendin e tret gjendet Vivo dhe në të katërtin Oppo të dy kompanitë janë kineze.

Sipas informacioneve, Huawei, ka patur më shumë se 200 milionë dollarë fitime operaconale gjatë tremujorit të tretë të 2016-ës. Kjo shumë përfaqëson 2.4% të fitimeve në total nga shitjet e smartphone-ve, duke u renditur pas Apple e cila posedon 91% të shitjeve.

Arsyeja pse kompania kineze ka pësuar një rritje të tillë? Efiçencë në linjën e prodhimit dhe një marketing elegant. Mesa duket, ky është kombinimi perfekt!

SOURCE

0 Comment