BREAKING

0

LG U: Me ekran 5,2 inç, Octa Core dhe kamerë 13MP!

Kompania Koreane pak orë më parë prezantoi një smartphone të ri. Ai është LG U!

LG U: Me ekran 5,2 inç, Octa Core dhe kamerë 13MP!

Bëhet fjalë për një pajisje me ekran 5,2 inç me rezolucion Full HD, procesor me tetë bërthamë me fuqi 1.14GHz, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet me anë të kartave microSD. Ndër të tjera pajisja disponon dy kamera 13 dhe 8MP, bateri me kapacitet 3.000mAh, sistem operativ Android 6.0 Marshmallow dhe ka përmasa 147,6x73,2x7,7 mm ndërsa peshon 135 gramë. Pajisja do të disponohet në ngjyrë  të bardhë, të zezë dhe rozë dhe do të kushtojë afro 345 dollarë. Fillimisht pajisja do të qarkullojë në tregun korean dhe ende nuk dihet nëse do të disponohet edhe në tergje të tjera.  

0 Comment