BREAKING

0

Ky smartphone ofron mbrojtje të trefishtë ndaj shpërthimeve!

Kompania Elephone dëshiron të bëj trolling tek Samsung apo ka arsye të tjera që ka vendosur të hedhë në qarkullim një smartphone me mbrotje ndaj shpërthimeve? Këtë nuk mund ta dimë, ajo që tashmë është zyrtare është që pajisja Elephone S7 e cila i ngjan shumë me pajisjes Galaxy S7 (fatmirësisht, jo me Note 7) do të disponohet së shpejti në treg dhe sipas kompanisë prodhuese do të ofrojë mbrojtje të trefishtë (!) nga shpërthimet. Pajisja disponon kontroll të plotë të baterisë, një membranë explosion-proof por edhe një “këllëf” mbrojtës që është i reziston shpërthimeve.

Ky smartphone ofron mbrojtje të trefishtë ndaj shpërthimeve!

Propozimi i Elephone kushton 139,99 dollarë, bëhet fjalë për modelin bazik me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Ekziston gjithashtu edhe modeli më “high – end” me 4GB RAM + 64GB storage) procesor me dhjetë bërthamë MediaTek Helio X20 (ose MT6737T Quad-core për pajisjen S7 Mini), ekran 5,2 (S7 mini) ose 5,5 inç me rezolucion Full HD, kamerë kryesore 13MP dhe frontale 5MP. Pajisjen mund ta gjeni në 4 ngjyra (ari, blu, të zezë dhe jeshile).

0 Comment