BREAKING

0

Sony Xperia Z2 është mbreti i ri i smartphone-ve sa i përket fotografisë!

Sipas studimit të DxOMark, propozimi i ri i Japonezëve, Sony Xperia Z2 është mbreti i ri në kategorinë e super camera phones. DxOMark Mobile Scale deklaron se performanca e Z2 arriti 79 (nga 100) kundrejt 77 ( 100) që arriti Nokia 808 PureView, pajisje e cila zotëronte vendin e parë.

Sony-Xperia-Z2

Sony Xperia Z2 u lansua në Mobile World Congress 2014 që u zhvilluan në Barcelonë gjatë muajit shkurt. Pajisja ka kamerë me censorë figure Exmor RS për pajisje celulare 1/2,3” 20,7 MPixelslente G nga Sony, teknologji inteligjente të përpunimit të figurës BIONZ dhe mundësi regjistrimi 4K Video.

Sipas DxoMark, vëndin e tretë ndër aparatet më të mira për fotografi e zë gjithmonë pajisja Sony Xperia Z1 e cila ndiqet nga iPhone 5S dhe Samsung Galaxy S4.

DxO Labs, krijuese e Dxo Mark camera-quality scale, përbënë një burim për ata që merren me hobi por edhe profesionistët që kërkojnë cilësinë më të mirë midis pajisjeve të reja. Kompania fokusohet në cilësinë e figurës si dhe në vlerësimin e çdo karakteristike duke nisur që nga lentat, largësinë e fokusimit e deri tek apertura e diafragmës si dhe koha e ekspozimit.

Shini listën që ofron DxO Labs me celularët më të mirë që ndodhen në treg! 

DxO-Labs

0 Comment