BREAKING

0

Samsung Galaxy S5. Specifikimet e pajisjes sipas Eldar Murtazin!

Blogger-i Rus Eldar Murtazin publikoi përmes twitter specifikimet e famshme Samsung Galaxy S5. Bëhet fjalë për një rrjedhje informacioni që vjen pak orë pas shpalljes zyrtare të realizimit të Unpacked 5 event nga Samsung më datë 24 Shkurt në Barcelonë, në të cilin ka shumë gjasa të prezantojë edhe pajisjen e shumëpritur.

eldar-murtazin-samsung-galaxy-s5-specs

Sipas Murtazin, Samsung Galaxy S5, do të ketë ekran 5,24 inç me rezolucion 2560x1440 pixels dhe pixel density 560ppi, me teknologji AMOLED, 3GBRAM, procesorë Exynos 6 ose Snapdragon 805, memorie e brendshme 32 ose 64GB, kamerë 16MPixels, kamerë dytësore në 3.2MPixels, si dhe bateri 3.200mAh.

Informacionet konfirmojnë edhe të dhënat që dolën dje nga KDB Daewoo Securities dhe përmendin specifikimet e pritshme të dy “luftanijeve” të tregut, Samsung Galaxy S5 dhe e iPhone 6.

Për sa i përket të paktën pajisjes së parë, mesa duket ditët e prezantimit të saj po afrohen... kërcënueshëm, kështu që mos përjashtoni faktin se mund të ketë rrjedhje informacioni edhe në vijim.

0 Comment