BREAKING

0

900 milionë aktivizime pajisjesh për Android-in

Pak më parë, gjatë hapjes së konferencës Google I/O për "developers-at", në San Francisco, Sundar Pichai, shefi i ri i Android-it tha se deri më tani, në botë janë aktivizuar 900 milionë pajisje Android.

google4-640x359 

U impresionuat nga shifra? Ndoshta, por qëllimi kryesor i Android-it këtë vite është të kalojë shifrën e 1 miliardë aktivizimeve që patë përmendur Eric Schmidt. Gjëja e dytë që duhet të mendojmë është se kjo shifër aktivizimesh i përket pothuajse botës perëndimore. Në pjesën dërmuese të Afrikës, Azisë dhe të Amerikës së Jugut, Android-i zotëron një përqindje më të vogël se 10%. Çfarë do të thotë kjo? QË nëse Androidi dëshiron të sundojë botën, duhet të gjejë një mënyrë për të depërtuar në të gjitha tregjet. Dhe këtë gjë do përpiqet të arrijë.

Dëshironi një tjetër shifër? 48 miliardë instalime aplikimesh janë realizuar që nga fillimi i Android-it.

 

 

0 Comment