BREAKING

1

Microsoft godet sërish: videoja i dedikohet të gjithë atyre që urrejnë Internet Explorer-in


2012-11-28_16h17_43-645x250-640x248

Keni dëgjuar barsoleta që thonë se Internet Explorer do përmirësohet që të mund të shkarkoni më shpejt browser-ët e tjerë?

Ose që ai ekziston për të na kujtuar se si ishte Interneti në vitin 1980?

Qarkullojnë shumë barsoleta të tilla, dhe në të shkuarën Microsoft-i sado që përpiqej t'i "hidhte poshtë" në shumicën e rasteve e gjente veten duke kërkuar ndjesë për shpejtësitë e ulëta, bugs-at dhe sigurinë e dobët. Por të gjitha këto do t'i përkasin të shkuarës pasi Internet Explorer 10 vjen me Windows 8 dhe përvoja e përdorimit  nuk do ketë fare lidhje me atë të mëparshme.

Duke u përpjekur edhe një herë të përballet me ata që e "urrejnë", Microsoft ka disponuar videon e mëposhtme, që nuk lavdëron aspak ata që i "kundërvihen" browser-it. Shpenzoni një minutë e gjysmë nga jeta juaj. Nuk ja vlen por "IEhater" ka një filxhan" fantastik ku pinë kafen e tij.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=lD9FAOPBiDk

0 Comment