BREAKING

0

Do të përplaset Galaktika jonë me atë të Andromedës? Po. 4 miliardë vjet më pas

654241main1_p1220b3k-673-e1338552604824

Nëse pyesni veten se çfarë do të shohin në qiell pasardhësit që do banojnë në tokë pas 4 miliardë vitesh, NASA dhe teleskopi Hubble na njoftojnë se do të ndodh një përplasje aq e madhe që do të shënojë fundin e botës.

Duke u bazuar në të dhëna të reja, astronomët e teleskopit hapësinorë Hubble parashikojnë se galaktika në të cilën bënë pjesë sistemi ynë diellor, do të përplaset me galaktikën e Andromedës (i njohur si M31). Dy galaktikat do të tërhiqen nga graviteti i tyre në lidhje me materien e errët rreth tyre, gjë që e bënë të pashmangshme përplasjen që parashikohet të ndodh.

Çfarë do të bëhet kur të ndodhi kjo gjë?

Varianti më i keq i mundshëm paraqitet në videon e mëposhtme ku M31 bie sipër galaktikës sonë dhe yjet shpërndahen në drejtime të ndryshme. Popullsitë yjorë në të dy galaktikat largohen nga njëri tjetri dhe Galaktika jonë do të humbasë formën që ka dhe yjet do të kenë drejtim rrethorë. Bërthamat e dy galaktikave do të bashkohen dhe yjet do të vendosen rastësisht ku do krijohet një galaktikë e re me formë eliptike.

Dëshironi të dini se si do të jetë? Ndiqeni videon.

Galaxy Collision Simulation by DigitalLifeMag

SOURCE

0 Comment