BREAKING

0

Star Wars: The Force Awakens tejkaloi shifrën e 1.5 miliardë dollarë në vetëm 19 ditë!

Shumë kohë para se të shfaqej Star Wars: The Force Awakenstë gjithë e dinin se filmi do kishte rezultate të shkëlqyera në Box Office. E teksa ankthi i pritjes shtohej ditë pas ditë, në një kohë ku filmi i fundit është shfaqur 10 vjet më parë, publiku nuk mbahej dot më! Gjithsesi, për të qenë të sinqertë nuk e dimë nëse ekspertët e Hollywood prisnin që film të kalonte shumën e 1.5 miliardë dollarë në vetëm 19 ditë, ndërsa është çështje orësh të thyejë rekordin e Avatarit (film i cili ka thyer çdo rekord fitimesh në historinë e Amerikës).

Star Wars: The Force Awakens tejkaloi shifrën e 1.5 miliardë dollarë në vetëm 19 ditë!

Filmi ka grumbulluar 88.3 milionë dollarë në javën e tretë të shfaqjes së tij duke shënuar një tjetër rekord pasi e kaloi Avatarin me 20 milionë dollarë më shumë teksa shfaqej në kinematë në Amerikë. Në total, filmi i shtatë Star Wars ka grumbulluar plotë 740.3 milionë dollarë, dhe teksa po shkruhen këto rreshta ndoshta rekordi i Avatar mund të jetë thyer (760.8 milionë dollarë fitim).

Në rang botëror filmi renditet në vend të 6-të dheështë çështje kohe për të tejkaluar filmin Furious 7 (1.515 milionë dollarë), Avengers (1.519 milionë dollarë) και Jurassic World (1.6 milionë dollarë). Këto janë “pengesa” të lehta, më pas pritet të shihet nëse do të arrijë fitimet e filmit Titanik (2.1 miliardë dollarë) dhe të Avatar (2.7 miliardë dollarë). Sigurisht të gjithë presin të nisë shfaqja e filmit në Kinë më datë 9 Janar për të parë se si do të lëvizin shifrat e fitimeve! 

0 Comment