BREAKING

0

Po përgatitet rikthimi i filmit Lara Croft: Tomb Raider!

Mesa duket një “reboot” i filmit që përhapi famën e aktores së Angelina Jolie po përgatitet. Kështu, mësojmë se në rikthimin e filmit Lara Croft:Tomb Raider sa i përket regjisë, pretendente janë tre femra!

Po përgatitet rikthimi i filmit Lara Croft: Tomb Raider!

Ndër emrat që përfliten dallojmë Kathryn Bigelow, e cila ka fituar edhe çmimin Oscar dhe shquhet për filmat “luftarak” The Hurt Locker dhe Zero Dark Thirty. Dy pretendentet e tjera janë Catherine Hardwicke që ka realizuar Twilight dhe Mimi Leder që realizuar filmin Deep Impact, ku e para është idealja nëse studion dëshiron t’i japë heroinës një drejtim më rinor.

Sidoqoftë, kush do që ta marrë përsipër projektin do të çelë një kapitull të ri në Hollywood kryesisht në zhanrin e aksionit që dominohet nga regjisorët meshkuj.  Filmat e mëparshëm Tomb Raider mbajnë firmën e Simon West dhe Jan de Bont. 

0 Comment