BREAKING

0

The Revenant: Leonardo DiCaprio impresionon në filmin e Alejando G. Inarritu!

Nëse ishim çuditur nga fakti që Leο DiCaprio kishte shtuar disa kilogramë dhe mbante mjekër, përgjigja është një! I nevojitej për të luajtur një tjetër rol të rëndësishëm që le të shpresojmë që do t’i falë çmimin Oscar që aq shumë dëshiron. Dhe nëse ia del mbanë do duhet të falënderojë regjisorin Alejando G. Inarritu për këtë film të errët por tejet impresionues.

The-Revenant--640x337

The Revenant është puna e regjisorit të filmit Birdman që ka marrë shumë çmime dhe shpalosë historinë e vërtetë të Hugh Glass, një gjuetari që do ta sulmojë një arushë në Dakotën e Jugut në vitin 1823. Glass do të lëndohet për vdekje, por mrekullisht do të mbijetojë dhe në 6 javë të udhëtojë plotë 200 milje duke u përpjekur për të gjetur një vendstrehim të sigurt. Pasi të shërohet do të fillojë hakmarrjet kundrejt atyre që e lanë të vdesë pa e ndihmuar. Lexoni sërish artikullin pasi të shihni trailer-in. Interpretimi i DiCaprios por dhe këndet e regjistrimit të Inarritu do ju rrëqethin! 

0 Comment