BREAKING

0

Keanu Reeves do të xhirojë filmin John Wick 2!

John Wick ishte filmi që e riktheu sërish Keanu Reeves në sukseset e zhanrit aksion, ku aktori dha një recital të vërtetë në këtë film "b-movie" që rezultoi surpriza e këtij 6 mujori dhe siç kuptohet do të ketë edhe vazhdim.

john_wick_-640x480

Filmi i parë patë një buxhet prej 20 milionë dollarë dhe arriti të sjellë në box office botërorë 78 milionë dollarë, duke dhënë shkas për të menduar se ndoshta po lind një action franchise. Nga momenti që sjell pas 4 herë shifrat e buxhetit është krejt normale që Lionsgate do të shqyrtoi situatën dhe pse jo do të mendojë për filmin e radhës.
John Wick 2 do të mbajë regjinë e David Leitch dhe Chad Stahelski ndërsa skenaristi do jetë Derek Kolstad. Sa i përket informacioneve të tjera në lidhje me datë lansimi etj. ende nuk kemi asnjë informacion!

0 Comment